6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Një kujtim për ata që mendojnë se do të vdesin

Më të lexuarat

– Mos harro!
Me vdekjen do të takohesh.
Dheu është shtrati yt, krimbi shoku yt.
Munkeri dhe Nekiri bashkëbiseduesit e tu.
Varri shtëpia jote, brendësia e tokës vendqëndrim yt.
Dita e Kiametit vendtakim yt.
Xheneti ose xhehenemi përfundimi yt.

– Mos harro!
Gjithsesi, mendo për shtratin, shtëpinë, vendtakimin dhe përfundimin tënd.
Përgatitu në dynja se nuk e di, nëse e arrin mbrëmjen a mund ta arrish mëngjesin?!

– Mos harro!
Unë, ti dhe të gjithë do të vdesim, por të kujtojmë një gjë shumë të rëndësishme, pra rolin dhe pozitën që dëshirojmë ta zgjedhim.
Ai që vdes ose do të jetë prej atyre që do të jenë afër Allahut të Lartësuar, i përshëndetur dhe i respektuar, ose do të jetë prej mohuesve gënjeshtarë.

– Ju pyes:
A dini kur do të vdisni dhe ku?
Nëse dëshironi përgjigje, lexoni dhe mendoni fjalët e Allahut të Lartësuar: “..nuk e di kush pos Tij se çfarë do t’i ndodhë (çfarë do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë.” (Lukman, 34)

Ulvi Fejzullahu

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit