2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Një kolon hebre i armatosur plagos me armë një fëmijë palestinez në Kudsin Lindor

Më të lexuarat

Në deklaratën nga Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë tek 15-vjeçari palestinez i cili u plagos nga një kolon hebre i armatosur në zonën e qytetit të vjetër

Një kolon hebre i armatosur ka plagosur me plumba të vërtetë një djalë 15-vjeçar palestinez në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë tek 15-vjeçari palestinez i cili u plagos nga një kolon hebre i armatosur në zonën e qytetit të vjetër.

Policia izraelite në deklaratën e saj pretendon se gjatë hetimeve për ngjarjen, “një fëmijë ka kërcënuar me shkop një 60-vjeçar, banues në Qytetin e Vjetër. Pas kësaj i moshuari ka qëlluar mbi fëmijën me armën e tij që e ka poseduar me leje”. Është raportuar se i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe hetimet vazhdojnë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregonin se policia izraelite dërgoi forca të shumta për të larguar kolonin që qëlloi me armë nga zona. Policia izraelite ndërhyri me shkopinj kundër palestinezëve që reaguan ndaj incidentit ndërsa ekipet mjekësore kanë ndërhyrë tek fëmija i cili u plagos në shpatull.

 Përshkallëzohen tensionet në Kudsin Lindor

Përdorimi i forcës disproporcionale nga ana e policisë izraelite kundër muslimanëve në Xhaminë Al-Aksa me bomba zanore, plumba gome dhe shkopinj, ka rritur tensionet në Kudsin Lindor të pushtuar.

Incidentet shpërthyen midis policisë izraelite dhe palestinezëve në kampin e refugjatëve Shuafat, Tur, Mali i Ullinjve, rajoni Isaiah në Kudsin Lindor. Shpërthimet e fishekzjarreve të hedhura nga palestinezët që përpiqeshin t’i rezistonin policisë izraelite bënë jehonë në qytet.

Policia izraelite vendosi përforcime të rënda me barriera hekuri përreth dhe brenda zonës së Qytetit të Vjetër, e cila përfshin gjithashtu Mesxhid Al-Aksanë. Ndërhyrja e dhunshme e forcave izraelite kundër besimtarëve në Mesxhid Al-Aksa gjatë natës rriti tensionet në Kudsin Lindor të pushtuar dhe në rajon.

Një grup palestinezësh u strehuan në xhaminë e Kibles në Al-Aksa pas namazit të taravisë, pasi kolonët fanatikë hebrenj kërkuan bastisje në Xhaminë Al-Aksa për shkak të festës hebraike “Pesah” dhe sakrificave aty.

Pamjet e forcave izraelite që ndërhyjnë me dhunë dhe rrahin palestinezët në xhaminë e Kibles gjatë bastisjes në Xhaminë Al-Aksa çuan në një reagim.

Gjatë bastisjes, më shumë se 400 palestinezë që u strehuan në xhaminë e Kibles u arrestuan. Gjithashtu fotografitë e palestinezëve të liruar të plagosur nga rrahjet nga policia izraelite gjatë ngjarjeve u pasqyruan në media.

Trazirat shpërthyen gjatë gjithë natës në Kudsin Lindor të pushtuar ndërsa policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe forcë.

Bastisja e kryer nga policia izraelite në Mesxhid Al-Aksa dhe forca joproporcionale e përdorur kundër palestinezëve shkaktoi reagime ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit