Prej shenjave të dijetarëve të ahiretit dhe përkrahësve të vërtetës, të cilët duhet t’i ndjekim dhe me pasimin e veprave të tyre rregullohet gjendja e umetit, është se kur e shohin një të mirë nga një prej vëllezërve (kolegëve) të vet e përhapin atë, e përmendin edhe e lavdërojnë atë njeri me atë që e meriton, kurse kur shohin ndonjë të keqe apo gabim e mbulojnë atë edhe e këshillojnë pa ia bërë me dije tjetërkujt këtë fakt, e nëse ai insiston në gabimin e tij qëllimisht dhe kjo e keqe e tij është kalimtare, q[ domethënë se dëmi i tij kalon edhe te tjerët, atëherë u tërhiqet vërejtja prej tij atyre që mund të dëmtohen nga ai, qoftë në mungesë të tij apo në prani të tij.
Revista El-Menar, 1/462
*Revista el-Menar ishte themeluar nga Muhamed Reshid Rida edhe kishte synim ringjalljen fetare edhe shoqërore të muslimanëve në shekullin e 19 dhe në fillimin e shekullit 20. Numri i parë i kësaj revista është botuar më 22 Shevval 1315 ose në muajin Mars të vitit 1898. Shejh Muhamed Reshid Rida nëpërmjet këaj reviste synonte të sqaron se islami pajtohet me logjikën, shkencën edhe interesin e njerëzimit dhe të demantojë dilemat që hidheshin rreth Islamit edhe të kundërshtojë krejt ato bestytni që i ndërlidhin njerëzit me fenë e pastër monoteiste Islame.
Numri i fundit i kësaj reviste doli në Muajin Shaban të vitit 1359 ose Shtator të vitit 1940. Pasi që vazhdoi të dilte për 40 vite me rradhë.