0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një kabinet me të dyshuar për krime serioze

Më të lexuarat

Qeveria e Hashim Thaçit ka disa zyrtarë të akuzuar e nën hetime, shkruan sot “Koha Ditore”. Vetë kryeministri Hashim Thaçi është nën hetime për akuzat e Dick Martyt. Zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, është nën hetime për shkak se muaj më parë i ka dhënë leje në mënyrë antiligjore Astrit Haraçisë që ta vizitonte në burg, ish-sekretarin e MSH-së, Ilir Tolajn. Zëvendësi tjetër i Thaçit, Bujar Bukoshi, është nën hetime për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe lajmërim të rrejshëm të veprës penale në rastin e Ilir Tolajt. Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është nën hetime për konflikt interesi nga Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit. Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, është nën hetime për skandalin e patentë shoferëve. Zëvendësministri i Financave, Astrit Haraçia, është i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me dy filma që kishte financuar sa ishte ministër i Kulturës. Dhe në fund kësaj liste i është bashkuar edhe Ramadan Gashi tashmë i akuzuar.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit