3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një ide që video-lojërat të përfshihen në Lojërat Olimpike

Më të lexuarat

Krijuesi i World of Warcraft ka thënë BBC-së se video-lojërat garuese të njohura si e-sports duhet të përfshihen në Lojërat Olimpike

Rob Pardo, i cili deri në korrik ishte zyrtari më i lartë krijues në Blizzard Entertainment tha se sporti tani ka një përkufizim të gjerë.

Aktivitetet e e-sports profesionale aktualisht janë duke e tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve.

Së fundmi një finale e madhe e mbajtur në Seul në Korenë e Veriut, kishte 40.000 shikues në stadium dhe shumë të tjerë që e shikonin në internet apo nëpër tubime në krejt botën.

Pardo, i cili gjithashtu ishte projektues kryesor në Starcraft: Brood War, një lojë që merr merita për fillimin e fenomenit të e-sports, tha se ekziston një arsye shumë e mirë për futjen e e-sports në Lojërat Olimpike.

“Mendoj se mënyra në tëcilën shikohen e-sports është shumë konkurruese dhe i shikon këta lojëtarë profesionistë dhe reflekset janë shumë të shpejta dhe ata duhet të vendosin shpejt-e-shpejt.

Megjithatë, ai pranon se video-lojërat përballen me një betejë kulturore që të fitojnë të tjerë, ata që ndjekin më shumë sporte fizike.

“Kjo hyn tek ajo sesi e përkufizon sportin” tha ai.

“Nëse dëshiron ta përkufizosh sportin si diçka që ka shumë ushtrime fizike, atëherë është e vështirë të argumentosh se video-lojërat duhet konsiderohen një sport, por në të njëjtën kohë, kur po i shikoj gjërat që tashmë janë në Lojërat Olimpike, filloj ta vë në pikëpyetje përkufizimin”.

“Sportet e mendjes”

Pranimi i sporteve të reja në regjistrin e Lojërave Olimpike është një proces i lodhshëm dhe qysh kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e kufizoi numrin e sporteve që lejohen në Lojërat Olimpike, kjo ka qenë gjithnjë më e vështirë.

Edhe nëse e-sports do të pranoheshin si sporte olimpike, kjo nuk do të thotë se do të përfshihen në Lojërat Olimpike – thjesht do të thotë se një rast mund të prezantohet tek Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Të marrim për shembull, lojën e shahut. Përkrahësit e lojës kanë kërkuar për shumë kohë përfshirjen e lojës në Lojëra Olimpike, mirëpo Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka hezituar duke e konsideruar atë si “sport i mendjes” dhe prandaj nuk është e mirëpritur tek lojërat.

Video-lojërat ballafaqohen me të njëjtat pengesa por janë munduar shumë që së paku të përfaqësohen si sport duke shtuar masa të tilla si një program për anti-doping./lm/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit