3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

SHBA: Kosova, në strategji kundër radikalizmit

Më të lexuarat

Përfaqësuesi special i Departamentit të SHBA-ve, Shaun A. Casey, në kuadër të Zyrës së sekretarit Kerry, flet ekskluzivi për gazetën Zëri për shqetësimin e SHBA-së për lëvizjen e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri.

Shqetësimi i qeverisë së SHBA-së për inkuadrimin e të rinjve në luftërat në Siri dhe Irak, kanë bërë që ta zgjerojnë strategjinë nëpër disa shtete të botës për t’i gjetur mënyrat se si të parandalohet radikalizmi, përfshirë edhe Kosovën.

Casey ka ardhur në Kosovë për të parë sesi të inkuadrohet Qeveria me akterët fetarë, sesi t’iu qasen grupeve religjioze dhe si të veprojnë me të kthyerit nga luftërat.

“Mendoj se duhet të ketë qasje gjithështetërore dhe këtu ideja e Zyrës sonë është që grupet e besimit janë akterë të fuqishëm të shoqërisë civile, si për të mirë ashtu edhe për të keq”, ka thënë Casey.

Ai ka bërë me dije se ende nuk janë në atë pikën, ku përpiqen të mësojnë se si ta parandalojnë radikalizimin si t’i kundërvihen mesazhit tërheqës të ISIL-it.

“Por, mund të them se pjesë e strategjisë së përgjithshme të qeverisë së SHBA-së ne jemi të brengosur për lëvizjen e luftëtarëve të huaj”, ka thënë mes tjerash Casey.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit