0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një i vdekur, katër të lënduar

Më të lexuarat

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Sfeqel të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici, ka deklaruar se, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09 e 40 minuta në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Sfeqel.

Në këtë aksident kanë pësuar lëndime pesë persona, prej të cilëve një i moshës 72-vjeç ka ndërruar jetë, përderisa katër të tjerë, një më rëndë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit