-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Një i krishterë sirian llahtaris Francën

Më të lexuarat

Goditja e katër fëmijëve të mitur me thikë në emër të Jezu Krishtit

Franca u trondit nga një ngjarje e rëndë, e paprecedentë, ku një ri sirian plagosi me thikë katër fëmijë të mitur në një park.

Incidenti ndodhi në Annecy, një qytet në alpet franceze.

E përditshmja suedeze Aftonbladet shkruan se 31-vjeçari sirian jeton në Suedi që nga viti 2013.

Ai kishte një leje të përhershme qëndrimi në Suedi bazuar në të drejtën për azil. Ndërkohë, ai ka aplikuar disa herë për nënshtetësinë suedeze, por çdo herë është refuzuar. Kërkesën e fundit ai e bëri verën e kaluar, por ai rast ende nuk është zgjidhur.

Ai ishte ende i regjistruar në një qytet të vogël në Suedinë perëndimore, ku jetonte së bashku me gruan e tij 26-vjeçare dhe një fëmijë. Gruaja e tij pretendon se nuk ka dëgjuar asgjë për të për katër muaj.

Duke iu referuar burimeve franceze, Aftonbladet shkruan se sulmuesi nga Annecy kishte me vete një kryq dhe një libër lutjeje të krishterë kur u arrestua dhe në kërkesën e tij për qëndrim të përhershëm në Francë dyshohet se u deklarua “i krishterë nga Siria”.

Gjatë sulmit ndaj fëmijëve në park, siriani thërriste emrin e Jezu Krishtit.

Fëmijët e goditur me thikë janë nga 22 muaj deri në tre vjeç, tha policia. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit