Një helikopter i ushtrisë amerikane, pjesëmarrës në manovrat ushtarake në Korenë e Jugut u rrëzua sot pranë kufirit ndërkorean, pa shkaktuar të plagosur, bënë të ditur burime zyrtare.
”Helikopteri, një aparat transporti CH-53 me tre anëtarë e ekuipazhit dhe 13 ushtarë në bord, ka kryer një ulje të vështirë në rajonin Cheolwon, kufi me Korenë e Veriut”, theksoi një zyrtar i ushtrisë amerikane.
Agjencia koreanojugore e lajmeve ”Yonhap” kishte theksuar më parë se aparati i aksidentuar ishte një helikopter taktik UH-60 Black Hawk.
Incidenti nuk ka shkaktuar të plagosur.
Rreth 28.500 ushtarë amerikanë janë vendosur në Korenë e Jugut që prej fundit të luftës së Koreve (1950-53)./trt/kohaislame