12.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ahmadinejad përpiqet të afrohet me Afrikën

Më të lexuarat

Presidenti i Iranit, Mahumd Ahmadinejad, ka arritur në Niger – prodhuesin e katërt më të madh në botë të uraniumit.

Nigeri është ndalesa e dytë e tij në Afrikën Perëndimore, pas Beninit.

Ahmadinejad është duke kërkuar lidhje më të afërta ekonomike dhe diplomatike me Afrikën, në kohën kur vendi i tij është duke u izoluar gjithnjë e më shumë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Perëndimi ka miratuar një varg sanksionesh kundër tij, për shkak të aktivitetit të dyshimtë bërthamor.

Në Benin, Ahmadinjead ka mbrojtur aktivitetin nuklear të Iranit, duke thënë se është paqësor dhe “një dhuratë hyjnore”.

Presidenti iranian do të qëndrojë edhe në Gana./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit