0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Një grua muslimane nga Japonia dizajnon sexhaden e xhepit

Më të lexuarat

Kompania japoneze Takva.Co ka dizajnuar sexhaden e parë të xhepit për muslimanët të cilët udhëtojnë shpesh ose në përgjithësi falen jashtë shtëpisë ose në oborret e xhamive.

Sexhadaja është bërë nga Meryem Chin, një muslimane me prejardhje kinezo-singapuirane që jeton në Japoni. Është projektuar të jetë një pajisje e bukur që nuk të zë shumë vend në xhepin apo qesen tënde. Ajo ju mundëson që asnjëherë të mos jeni të papërgatuitur kur të filloj koha e namazit, ndërsa ju jeni në udhëtim apo në vendin e punës.

“The Pocket Sejadah” eshtë projektuar në tre versione, është shumë e lehtë, peshon 85 g dhe është më e vogël se një fletore A5. Materiali nga i cili është bërë në përgjithësi përdoret për shatorë dhe pajisje mbrojtëse. Toka e lagur dhe trotuaret e gurit nuk do t’ju pengojnë në faljen e namazit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit