0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Një festival në Utreht: “qyteti Bashës” që po infekton Hollandën

Më të lexuarat

Shumë adhurues të muzikës techno dhe house morën pjesë në festivalin Verknipt në Utrecht (aty ku Basha ka kryer studimet, pra në Hollandë, si dhe ka një shtëpi), i cili u zhvillua midis 3 dhe 5 korrikut, por ngjarja e shumëpritur e muzikës masive e ktheu atë në një vatër të re të koronavirusit.

Për të hyrë në event, vizitorët duhej të siguronin një certifikatë vaksinimi, një vërtetim për kalim COVID-i, ose një test negativ, shkruan Spiegel.

Dhjetë ditë më vonë, mbërrin lajmi se megjithë masat paraprake të marra, gati 1 mijë vizitorë të festivalit u infektuan me koronavirus, dhe ky numër mund të rritet.

Kjo është rreth pesë përqind e numrit të përgjithshëm të vizitorëve në eventin dy-ditor.

Zëdhënësja e Institutit Shëndetësor hollandez, Lydia van der Meer tha se numri i të infektuarve mund të rritet në ditët në vijim.

“Ende, ne besojmë se jemi në kulmin e valës tani,” tha ajo.

Sipas saj, organizatorët u përmbaheshin masave epidemiologjike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit