9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Një fatkeqësi si Libia që nuk kujtohet të ketë ndodhur…

Më të lexuarat

Stuhia Daniel që ka çuar vendin afrikanoverior në katastrofë të paimagjinueshme

Mijëra njerëz dyshohet se kanë vdekur në Libi pasi stuhia Daniel solli aq shumë shi në verilindje, saqë dy diga u shembën në një rajon, duke tërhequr lagje të tëra në det.

Më shumë se 3,000 njerëz kanë vdekur dhe rreth 6,000 janë të zhdukur në qytetin e goditur rëndë të Derna, tha Othman Abduljalil, ministri i shëndetësisë i një prej dy qeverive rivale që konkurrojnë për pushtet në kombin e Afrikës Veriore.

“Situata në Derna është katastrofike. Trupat janë ende të shtrirë në shumë vende,” tha Abduljalil për TV Almasar të Libisë, duke raportuar nga Derna të hënën. Duke e përshkruar Dernën si një “qytet fantazmë”, Abduljalil tha se pjesë të qytetit ishin të izoluara nga përmbytjet. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë, duke thënë se autoritetet kishin nevojë urgjente për ekipet e kërkimit dhe shpëtimit.

Ahmed Mismari, një zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) me bazë në lindje të vendit, tha se dy diga u shembën nën presionin e përmbytjeve.

 “Për pasojë janë shembur tre ura. Uji i rrjedhshëm mori vendbanime të tëra dhe përfundimisht i depozitoi në det”, tha ai.

Kreu i shërbimeve të urgjencës dhe emergjencave të Libisë, Osama Aly, tha për CNN se pas shembjes së digës, “i gjithë uji shkoi në zonën pranë Dernas, e cila është një zonë bregdetare malore”. Shtëpitë në lugina u fshinë nga rryma të forta balte që bartnin automjete dhe mbeturina, shtoi ai. Linjat telefonike në qytet janë gjithashtu të ndërprera, duke komplikuar përpjekjet e shpëtimit, tha Aly, dhe punëtorët nuk mund të hyjnë në Derna për shkak të shkatërrimit të gjerë.

Aly tha se autoritetet nuk e kishin parashikuar shkallën e katastrofës. “Kushtet e motit nuk janë studiuar mirë, nivelet e ujit të detit dhe reshjet nuk janë studiuar, shpejtësia e erës, nuk ka pasur evakuim të familjeve që mund të jenë në rrugën e stuhisë dhe në lugina”, tha Aly. “Libia nuk ishte e përgatitur për një fatkeqësi të tillë. Ne nuk kemi parë ende këtë nivel të fatkeqësisë. Ne e pranojmë se ka pasur mangësi edhe pse kjo është hera e parë që po përballemi me këtë nivel fatkeqësie,” tha Aly për kanalin Al Hurra.

Mismari, zëdhënësi i LNA, tha se përmbytjet prekën disa qytete, duke përfshirë Al-Bayda, Al-Marj, Tobruk, Takenis, Al-Bayada dhe Battah, si dhe bregun lindor deri në Bengazi.

Libia, një vend me gjashtë milionë banorë, është ndarë mes palëve ndërluftuese që nga viti 2014, pas një kryengritjeje kundër Moamar Gadafit. Njëra qeveri është në Tripoli, në perëndim, e udhëhequr nga Abdul-Hamid Dbeibeh, dhe tjetra në lindje, e mbështetur nga Khalifa Haftar.

Kreu i qeverisë lindore të mbështetur nga parlamenti i Libisë, Osama Hamad, e përshkroi situatën si “katastrofike dhe të paprecedentë”, sipas një raporti nga organizata shtetërore e lajmeve LANA.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë makina të zhytura, ndërtesa të shembura dhe përrenj uji që vërshojnë nëpër rrugë.

Spitalet në qytetin lindor të Bayda-s janë evakuuar pas përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga një stuhi e fortë, treguan videot e shpërndara nga Qendra Mjekësore Bayda në Facebook.

“Kombet e Bashkuara në Libi po monitorojnë nga afër situatën emergjente të shkaktuar nga kushtet e rënda të motit në rajonin lindor të vendit,” tha Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi në një postim në Platformën X (ish-Twitter).

Disa vende kanë dërguar ngushëllime dhe kanë ofruar ndihmë për Libinë, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të gjejnë të mbijetuar nën rrënoja.

Agjencia turke e fatkeqësive tha të hënën, më 11 shtator, se do të mobilizojë 150 punonjës të kërkim-shpëtimit, së bashku me tenda, automjete shpëtimi dhe pajisje të tjera si gjeneratorë.

Ambasada e SHBA në Libi njoftoi në X se është në “kontakt të ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe me autoritetet në Libi për të përcaktuar se sa shpejt mund të ofrojmë ndihmë aty ku është më e nevojshme”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan, urdhëroi dërgimin e ekipeve të ndihmës dhe kërkim-shpëtimit, ndërsa shprehu ngushëllimet e tij për të prekurit nga fatkeqësia, tha agjencia shtetërore e lajmeve.

Presidenti egjiptian Abdel-Fattah El-Sisi gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për Libinë. “I uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpresoj që kriza të kalojë shpejt me bashkimin e libianëve”, tha El-Sisi në një deklaratë në mediat sociale.

Shiu gjatë fundjavës është rezultat i mbetjeve të një sistemi shumë të fortë me presion të ulët, i quajtur zyrtarisht Stuhia Daniel nga shërbimet kombëtare meteorologjike në Evropën Juglindore.

Stuhia solli përmbytje katastrofike në Greqi javën e kaluar përpara se të zhvendosej në Mesdhe dhe të shndërrohej në një ciklon tropikal. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit