3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Një fat edhe më i zi që po e pres Sirinë

Më të lexuarat

NJË FAT EDHE MË I ZI QË PO E PRET SIRINË!
Përderisa shpresohej se në Siri lufta po merr fund dhe vendi do t’i gëzohej paqes, me sa duket, atë që e kisha thënë në një shkrim të botuar në vitin 2013 me titull “Për ne që nuk dimë shumë rreth Sirisë dhe për ata që nuk mësuan për GAP-in”, nuk duhet lënë edhe një herë pa e lexuar!
Për se është fjala?
Fjala është për një të vërtetë të hidhur për Sirinë, për një regjion ku puqen interesat e fuqive të mëdha, ku këto interesa janë shumë të ndryshme mes vete, e aty ku, pra, të fortit nuk bien në ujdi si të mjelin barabartë, rreziku për atë vend sa shkon e rritet.
Kështu, përderisa SHBA-të në Siri janë të interesuara për krijimin e një shteti kurd nëpërmes të cilit do të ruanin interesat e tyre në rajon edhe për një kohë të gjatë, Rusia nga Siria dëshiron të kontrollojë pellgjet dhe rrugët e gazit nëntokësorë që kalojnë nëpër Detin Mesdhe. Nga ana tjetër, përderisa Iranit më shumë se çdo gjë tjetër i intereson sigurimi i rrugëve që qojnë kah Jugu i Libanit dhe kështu të kenë siguruar edhe dërgimin e ndihmave për Hisbullahun e pozicionuar në kufirin veriorë të Izraelit, Turqia do të bëjë çmos që në Siri assesi të mos krijohet Kurdistani. Në këtë rrëmujë konkurrence, Izraeli po interesohet që rrjedha e ujërave të rajonit “të pikojnë” në tokat e veta e sidomos është e interesuar për një strategji afatgjate që do t’i konvenote edhe cionistëve edhe mbështetësve të tyre; SHBA-ve, Anglisë dhe disa vendeve perëndimore. E për këtë, Telavivi zyrtarë e di se siguria izraelite më së miri arrihet pikërisht nëpërmes Sirisë totalisht të shkatërruar.
Për fund, nëse dëshirojmë të mësojmë edhe ne se çka donë të thotë të jesh pjesë e një rajoni në të cilin puqen interesat e fuqive të mëdha, toka e sirianëve dhe fati i tyre është yrrneku më i mirë nga ku do të mund të kishim mësuar.

Mustafa Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit