0.1 C
Pristina
Monday, January 6, 2025

Një drejtoreshë si ajo

Më të lexuarat

Molly ishte një mësuese në një shkollë private. Atë vit, i kishte rastisur të kalojë shpesh herë pranë shkollës në Loifill të qytetit Kintaki, SHBA, e cila ishte në proces ndërtimi.
Sa herë që gjendej pranë asaj shkolle thoshte me vete:”Lum ata që do të japin mësim në këto ambiente!” Një ditë, teksa kalonte pranë saj dhe mendonte mbi fatin e madh të stafit pedagogjik që do të jepnin mësim në atë shkollë, një mendim tjetër që i erdhi ishte:”Përse të mos aplikoj për tu emëruar drejtoreshë në këtë shkollë?!”
Në fakt, ashtu bëri, aplikoi dhe fitoi të drejtën për të drejtuar shkollën e re!
Ishte viti 1995 dhe fillimi i vitit të parë shkollor në atë ndërtesë moderne. Por, problemi ishte se 800% e nxënësve të asaj shkolle të mesme jetonin në kushte ekonomike të rënda dhe vetëm 15% e nxënësve e vazhduan vitin e ardhshëm.
Pyetja që e shqetësonte drejtoreshën ishte:”Po 80% e nxënësve ku do të venë dhe çfarë do të bëhen?”
Vetë mësuesit dukeshin të demoralizuar dhe e ngushëllonin veten dhe njëri-tjetrin me fjalët:”Ka nxënës që kanë fat dhe mund të çajnë në jetë, ka të tjerë që fati i ka gozhduar përjetësisht për të mos ecur para!”
Por, drejtoresha Molly nuk mendonte kështu. Ajo vendosi të bëjë diçka për ata fëmijë. Ajo besonte fuqishëm se çdo nxënës gëzon të drejtën për të vazhduar studimet universitare dhe për tu bërë dikush në jetë. Për këtë, vendosi ti shkundë dhe tu japë një identitet të ri, fuqizues dhe jo demoralizues. Gjëja e parë që bëri ishte se shembi përtokë murin që rrethonte shkollën e mesme nga ambientet e universitetit. Sipas saj, ai mur ishte ndarës i dy mentaliteteve, i atij që ishte shkruar të jetë një dështak në jetë dhe i atij tjetrit që ishte shkruar të çajë para. Ajo besonte se nxënësit e shkollës së saj të mesme dhe ata universitarë duhet të ndanin një ambient të përbashkët, pa mure ndarës.
“Nxënësit e mi duhet të besojnë fuqishëm se edhe ata mund të ndjekin studimet universitare!” përsërisht shpesh Molly.
Hapi i dytë ishte ofrimi i mësimeve shtesë brenda ambienteve të shkollës për katër vite rresht.
Dhe hapi më i rëndësishëm ishte se vendosi të ndryshojë formën e vlerësimit të nxënësve të shkollës. Kështu, përveç vlerësimit me (A, B, C … ) sipas pikëve të mara, ajo shtoi dhe një vlerësim tjetër që ishte (NY) dhe që do të thoshte (Not Yet – Akoma jo).
Sipas këndvështrimit të drejtoreshës, nxënësit besonin në dështimin e tyre përfundimtar në rrugën e dijes. Ata kishin adaptuar kulturën e dështimit në formë të prerë dhe silleshin sipas kësaj bindjeje. Shumica e tyre as detyrat e shtëpisë nuk i kryenin. Përderisa ata besonin se ishin dështakë, përse u duhej të lodheshin e të bënin dhe detyrat?! E çfarë u duheshin?!
Kishte edhe nxënës që i bënin detyrat pak a shumë siç u kërkohej, por gjithmonë zgjidhnin rrugët më të lehta dhe më të shkurtra. Në fund të fundit, përderisa ishin dështakë, përse të lodheshin më shumë? Për këtë, ata merrnin vlerësime si (D, F ..). Ata nuk shinin përtej marrjes së vitit, gjë të cilën ua mundësonin ato nota që merrnin dhe ai pak mund që derdhnin.
Drejtoresha futi me insistim sistemin e vlerësimit (NY – Not yet – Akoma jo) për çdo nxënës që bënte përpjekje minimale. Mesazhi që u përcillej nxënësve nga ky vlerësim ishte:”Mësuesi beson se unë mund të jap më shumë!” dhe ky mesazh filloi të japë rezultatet e para. Dukej sikur shkolla po rilind, mësues e nxënës filluan të ndërveprojnë dhe të bashkëpunojnë me shumë. Notat filluan të përmirësohen ndjeshëm derisa erdhi një kohë kur mësimet private pasdite u hoqën përfundimisht.
Në vitin 2008 lidhja kombëtare e drejtorëve të shkollave të mesme në SHBA e zgjodhi Myllyn si drejtoreshën më të mirë për vitin 2008 në të gjithë shkollat amerikane, nga 48.000 kandidatë për këtë çmim.
Ajo e meritoi këtë çmim për shkak se kishte arritur të mbjellë shpresë tek nxënësit e saj. Ajo u kishte dhënë një identitet të ri sipas të cilit ata mund të kishin sukses dhe të vazhdonin edhe studimet universitare si shumë bashkëmoshatarë. Ajo e kishte hequr fjalën “Kurrë” nga fjalori i shkollës së saj dhe e kishte zëvendësuar me “Akoma jo”, gjë e cila bëri kaq ndryshim në jetët e atyre nxënsve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit