2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Një ditë pas protestës, në Bujanoc shkruhet grafiti “vdekje shqiptarëve”

Më të lexuarat

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të hënën protestuan në Bujanoc kundër politikave shtypëse të Beogradit.

E një ditë pas kësaj proteste ata kanë pranuar kërcënime .

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit më Bujanoc është shkruar një grafit “vdekje shqiptarëve”.

“Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan  në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

“Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, ishin disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit