0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Një diss për Mehmet Krajën

Më të lexuarat

Akademiku Mehmet Kraja sot ka bërë një shkrim duke iu thënë myslimanëve të Kosovës se ju tashmë e keni bërë shtetin islam por do të hasni në kundërshtimin tonë. Një profesor e kishte quajtur akademik të facebookut, por një qytetare e Kosovës ka shkruar pak rresht që janë diss(në gjuhën e repit është replikë) për shkrimin e tij:
O ju “muslimanë të facebook-ut”!
Kushdo që thotë që ju nuk respektoni shtetin e Kosovës – rren!
Kushdo që thotë që ju, prej Kosovës që e kemi sot si shtet sekular ku të gjithë qytetarët janë të lirë e të barabartë të promovojnë e të manifestojnë besimin e tyre pa ia prishur terezinë tjetrit, keni bërë “shtet islamik” – rren!
Kushdo që thotë që dyqanet i kanë mbyllur në kohë iftari sepse kanë pasur frikë nga ju – ka rrejt! – Dyqanet në kohën e verës nuk punojnë pas 20.00h. Njerëzit hanë darkë me familje si në Ramazan e në kohë iftari, si para e pas atij muaji.
Kushdo që nënçmon dimijat e nallanet e nanave shqiptare, gjysheve tona, grave t’mija sakrificave, të cilat e kanë harruar veten vetëm që vajzat e djemtë e tyre sot me pasë liri t’zgjedhjes t’Adidas- eve e takeve 12 cm, nuk e paska pa as respektuar atë sakrificë.
Kushdo që thotë që juve ju pengon tjetri pse vishet, mendon, beson ndryshe nga ju – rren!
E vërteta është që ata duhet të mësohen edhe me ju! Me ju që mbani mbulesa, vishni pantallona mbi zog të këmbës dhe bartni mjekrra që ju bëjnë të pashëm.
O ju “muslimanë të facebook-ut”!
Ju jeni kategoria më e urtë, më e sinqertë, më e dashur e këtij vendi! Ua kemi borgj arsimin e shëndetësinë cilësore, zhvillimin ekonomik e ardhmërinë më të mirë se që e keni të sotmen.
Ju jeni arsyeja që prindët tuaj qëndruan dhe luftuan për Kosovën.
***
– Nga një qytetare e thjeshtë e Kosovës!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit