3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Një delegacion nga Kosova dhe Bosnja vizitë në Turqi

Më të lexuarat

“Ne si delegacion i Kosovës dhe BeH-së jemi në kërkim të asaj se si mund t’i ngrisim marrëdhëniet tona të ngushta mes Ballkanit dhe Turqisë në një nivel edhe më të lartë”, tha Fikrim Damka

MUGLA (AA) – Deputeti i Partisë Demokratike Turke në Kosovë dhe zv/kryetari i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka tha se dëshirojnë që t’i zhvillojnë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni i përbërë nga zyrtarët nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina (BeH), të ftuar nga Përfaqësuesit e Vatrave Turke në Bodrum, para kontakteve të tyre në këtë qark, zhvilluan një konferencë për media.

Përfaqësuesi i Vatrave Turke në Bodrum, Derya Kürkçüoğlu, gjatë fjalimit të tij tha se kanë për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fushat e turizmit dhe të ekonomisë. “Ata janë këtu për t’i fuqizuar lidhjet tona me bashkatdhetarët tanë në Kosovë”, tha ai.

“Populli dha një vendim demokratik”

Duke e vlerësuar Bodrumin, qark të qytetit Muğla, si “Perla e Turqisë”, deputeti i Partisë Demokratike Turke në Kosovë dhe zv/kryetari i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka, i cili është pjesë e delegacionit, bëri të ditur se përgjatë një programi katër ditor do të zhvillojnë vizita të ndryshme.

“Ne si delegacioni i Kosovës dhe i Bosnjë e Hercegovinës jemi në kërkim të asaj se si mund t’i ngrisim marrëdhëniet tona të ngushta mes Ballkanit dhe Turqisë në një nivel edhe më të lartë, jo vetëm në fushën e ekonomisë, por edhe në atë të kulturës dhe të turizmit”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi, Damka tha se populli turk ka dhënë një vendim demokratik.

Ai uroi që ky vendim të sjellë dobi në Turqi. “Jam i bindur se populli turk e ka dhënë vendimin e drejtë dhe që rruga e Turqisë do të jetë edhe më e hapur”, tha Damka.

Ai po ashutu shprehu mendimin se rezultati i referendumit do të sjellë stabilitet në Turqi, duke shprehur shpresën që ky të jetë një shembull edhe për vendet e Ballkanit.

“Jemi në dijeni të fuqisë së Turqisë”

Ministri i Ekonomisë së Kantonit Qendror të Bosnjës, Sedzad Milanoviç tha se ndodhen në Turqi për t’i zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas tij, Turqia është një nga 10 shtetet më të fuqishme botërore. “Ne si Bosnjë e Hercegovinë jemi në dijeni të kësaj fuqie. Jemi këtu për t’i zhvilluar më tej marrëdhënet tona dypalëshe”, tha Milanoviç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit