18.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Turqi, në operacionet kundër FETO-s arrestohen mbi 1000 të dyshuar

Më të lexuarat

Në operacionet të cilat vijojnë në mbarë territorin e Turqisë janë përfshirë 8.500 policë, të drejtuara kundër strukturave të FETO-s brenda organeve policore

ANKARA (AA) – Pjesëtarët e policisë turke kanë ndërmarrë një operacion të gjerë anti-terror kundër organizatës terroriste FETO në të njëjtën kohë në 81 qytete me pjesëmarrjen e 8.500 pjesëtarëve të forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në operacionet e koordinuara të policisë në qytete të Turqisë nga liria janë privuar më shumë se 1.000 persona, kurse operaconet ishin drejtuar kundër strukturave të FETO-s brenda departamenteve të policisë në të gjithë vendin.

Operacioni është nisur në bazë të hetimeve të cilat udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit të Shtetit në Ankara kundër struktuarave të fshehta të infiltruara të FETO-s.

Policia ende është në terren dhe po kryen bastisje në disa adresa në kërkim të të dyshuarve.

Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu duke theksuar rëndësinë e operacioneve në të gjithë vendin, ka konfirmuar informacionin se deri më tani janë arrestuar 1009 persona. Soylu shtoi se operacionet e koordinuara policor ende janë në vazhdim e sipër

Organizata terroriste FETO/PDY në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar kishte filluar të infiltronte pjesëtarët e saj në institucionet e sigurisë të Turqisë.

Në vitet e 80-ta piramida e saj paralele ishte forcuar në mënyrë të konsiderueshme në kuadër të këtyre institucioneve dhe, më në fund, më 15 korrik të vitit të kaluar ndërmorrën tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve turke të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Autoritetet turke janë duke kryer operacione të gjera në luftën kundër rrjetit terrorist të udhëhequr nga Fethullah Gylen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit