Në qytetin e vogël në të cilin qëndrojnë refugjatët, në kufirin greko – maqedonas është bërë martesa e parë. Edhe pse Idomeni, në dy muajt e fundit lidhet vetëm me tragjedinë e krizës së refugjatëve, mijëra të ikur në këtë kamp arrijnë që në përditshmëri të gjejnë edhe momente të bukura, njofton Portalb.
Pas foshnjave të para që lindën në këtë kamp, dje u martua një vajzë nga Siria.
Çifti i ri, djali 27 vjeçar dhe vajza 20 vjeçare nga Siria, e kanë lëshuar vendlindjen me qëllim që të fillojnë një jetë të re dhe të martohen në Gjermani. Megjithatë, për shkak të mbylljes së kufirit ka dy muaj që jetojnë në Idomeni. Për shkak të pasigurisë, ata vendosën që të presin, dhe dje baskë me refugjatët dhe vullnetarët ndihmës në kampin në kufi e bënë një ceremoni të vogël festive.
Ky akt është vetëm edhe një tregues se për 10.000 refugjatët që qëndrojnë në tendat e stërmbushur në Idomeni po zhvillohet jeta e përditshme. Idomeni është vendi ku fëmijët e refugjatëve mundohen të gjejnë hapësirë për të luajtur, të krijojnë miqësi të reja, ku nëpërmjet zanateve që i din ata si berberë apo të ndryshme, arrijnë të përfitojnë ndonjë euro. /Portalb