5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Një besimtare protestuese, fal namazin pranë ‘Çadrës së Lirisë’

Më të lexuarat

Sot është dita e 18-të e protestës së opozitës në “Çadrën e Lirisë” përballë kryeministrisë. Gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur ngjarje nga më të ndryshmet. Një protestues goditi Kreshnik Spahiun, një grua bërtiti në mes të turmës që “Rama është më i mirë”, ndërsa protestuesit qëlluan me ujë, patate e vezë kryeministrin teksa ai kaloi aty pranë.

Këto janë vetëm disa nga ndodhitë e bujshme brenda çadrës së protestës së opozitës, por duket se çdo ditë shohim diçka të re aty. Në fakt çdo incident pritej dhe ishte i parashikueshëm, por një pamje e tillë zor se mund të imagjinohej nga secili prej nesh. Është një protestuese ajo që ka habitur me veprimin e saj brenda çadrës, teksa është falur në një cep të çadrës. Genti Hajdarmataj e ka nisur menjëherë foton në redaksinë e JOQ, ndërsa e cilëson këtë veprim si një mesazh për qytetarët teksa shkruan:

Prsh Jeta Osh qef, dje tek çadra e PD pashë këtë nënë që kryente ritin fetar të faljes. A nuk është një mesazh i fortë ky për të gjithë që dergjen nëpër kafet e Tiranës dhe nuk bëjnë asgjë për vendin e tyre, jo tek çadra e PD po kudo…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit