Një aeroplan i Izraelit ka shkelur hapësirën ajrore të Republikës Turke të Qipros së Veriut.
Sipas njoftimit që bën “Shtatmadhoria” turke në faqen zyrtare të internetit, aeroplani në fjalë nga ora 11:05 deri në orën 12:49 me orën lokale të datës 14 maj ka shkelur 5 herë dhe gjithsej 8 minuta hapësirën ajrore të Republikës Turke të Qipros së Veriut.
Pas këtij zhvillimi avionëve luftarakë të dislokuar në bazën ajrore në Inxhirlik (İncirlik) iu dha “Alarmi i Vërtetë” dhe realizuan fluturime patrullimi në zonë duke parandaluar vazhdimin e shkeljeve të hapësirës nga avionët izraelitë./trt/kohaislame