1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Një aeroplan Boeing 777 bëri ulje të detyrueshme

Më të lexuarat

KANADA : Një aeroplan i aerokompanisë Korean Air – Boeing 777 bëri ulje të detyrueshme në një bazë ushtarake  

Një aeroplan udhëtarësh i aerokompanisë Korean Air – Boeing 777 ka bërë ulje të detyrueshme në pistën e një baze të Forcave Ajrore Kanadeze në zonën Comox, të British Columbia. Aeroplani bëri një ulje emergjente të martën më 10 prill, 2012, thotë korespondeti ynë në New York Beqir Sina, duke shtuar se nuk ka të lënduar dhe aeroplani nuk pësoi asnjë dëmtim .
Aeroplani ishte nisë nga aeroporti ndërkombëtar i Vancouverit në British Columbia për në Seul të Koresë së Jugut. Aeroplani i udhëtarëve i aerokompanisë Korean Air – Boeing 777 linja Vancouver – British Columbia për në Seul të Koresë së Jugut, teksa po fluturonte mbi Comox në Vancouver Island nën përcjelljen e dy aeroplanëve luftarakë amerikanë, pas mori një thirrje nga qendra, të një telefonate në lidhje me një kërcënim që i ishte bërë në bord, nuk e vazhdojë udhëtimin por bëri ulje emergjente nën shoqërimin e dy avionëve luftarak amerikanë. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit