0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një 21 vjeçare plagoset nga një plumb qorr, dhjetëra të lënduar gjatë festimeve

Më të lexuarat

Një vajzë e moshës 21 vjeçare është plagosur nga një plumb qorr në krah, kurse dhjetëra qytetarë të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në Prishtinë, nga lëndimet e marra nga festimet për Vitin e Ri.
Një qytetar është goditur rëndë nga një makinë në Prishtinë.

Mësohet se drejtuesi i makinës ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa qytetari i aksidentuar është dërguar në emergjencë nga një qytetar tjetër.

Bëhet e ditur se personi i aksidentuar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Konfirmimin për KosovaPress e ka bërë mjekja kujdestare në Emergjencë, Nergjivane Halimi, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, duke shtuar se prej orës 19:00 dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Prej orës 19:00 kemi 13 raste me mjete piroteknike – lëndime të gishtave të duarve. Një e kemi edhe me lëndim të fytyrës. Kemi po ashtu aksidente komunikacioni. Prej tyre një është në gjendje të rëndë në mjekim intensiv. Raste tjera që kemi zakonisht ne janë lëndime në shtëpi, sëmundje të sistemit kardiovaskular, lëndime të ekstremiteteve gjatë rrëzimit”, mjekja kujdestare në Emergjencë, Nergjivane Halimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit