Google nuk është e vetmja kompani që është duke eksperimentuar në makina pa shofer apo vetë-vozitje (self-driving). Sot, edhe kompania Nissan ka njoftuar për planet e saj në lidhje më futjen e sistemit të makinave me vetë-vozitje nëpër rrugë, dhe atë deri në vitin 2020.
Nissan për një gjë të tillë nuk është bashkuar me kompaninë Google. Për të krijuar ketë teknologji të quajtur Autonomous Drive, ajo është duke përdorur inxhinierë të saj dhe do ti bëj bashkë me disa prej universiteteve më të mëdha në mbarë botën, të tilla si MIT, Oxford, Stanford, Carnegie Mellon dhe University of Tokyo.
Nissan fillimisht këto makina do ti testojë në një rrugë apo siç i referohen ata “terren për prova”. Kompania thotë se programi për të ndërtuar këtë terren, në Japoni tashmë është duke u përgatitur dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2014.
Ajo thotë se kjo tokë apo udhë do të jetë me kushte reale dhe qëllimi i saj i vetëm do të jetë për të “shtyrë testimin e automjetit edhe përtej normave”, në mënyrë që të sigurojmë që teknologjia është e sigurt për rrugët publike. Nissan thotë se teknologjia Autonomous Drive e saj do të zbatohet në modele të ndryshme tregtare deri në vitin 2020, edhe pse ajo nuk ka njoftuar se sa duhet të paguhet për një makinë të tillë./Kohaislame.com