6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Erdogan kritikon OKB-në

Më të lexuarat

Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, ka lëshuarn jë valë kritikash të reja ndaj OKB-së, duke e konsideruar atë një organizatë që nuk po e kryen misionin e saj për të cilin është themeluar.

Gjatë fjalës me të cilin çeli punimet e një konference me përfaqësues kompanish të ndryshme, Erdogan tha se OKB nuk po e kryen detyrën e saj lidhur me dërgimin e ndihmave humane në vendet në nevojë, ashtu siç nuk po e shfrytëzon rolin e vet politik në zonat në krizë.
Erdogan tha se OKB-ja është themeluar për të vendosur paqe në mbarë botën, por për fat të keq ajo nuk mund të marrë asnjë vendim, pasi kontrollohet vetëm nga pesë shtete. Ai shtroi pyetjen:”Nëse është kështu, çfarë na duhet OKB-ja atëherë?”
Ai tha se OKB përbëhet nga 196 shtete anëtare, por që vendimet e kësaj organizate janë në dorën e pesë shteteve anëtare të përhershme. E gjithë bota bazohet në vendimet që do të marrin këto pesë shtete, të cilat nuk kanë rënë akoma dakord për një vendim lidhur me krizën në Siri, krizë e cila ka korrur mbi 110.000 banorë gjer tani. /ardhmeriaonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit