13.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Nismë mbarëkombëtare e Fondacionit “NUN”për të iu ardhur në ndihmë shqiptarëve

Më të lexuarat

Në këto ditë të vështira për të iu gjendur afër njëri-tjetrit janë më së të nevojshme solidariteti dhe shtrirja e dorës së ndihmës. Fondacioni “NUN” në Maqedoni ka ndërmarrë një aktivitet që ka shtrirje mbarë kombëtare e jo vetëm lokale, për tu ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve që po i kalojnë këto momente të vështira si shkak i virusit COVID-19.
Fondacioni NUN-i para disa ditësh shpërndau me arkivistët e saj 500 pako me ushqime dhe gjëra të elementare për një familje. Por e veçanta ishte se të gjitha këto pako u ndanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.

Në njoftimin e Fondacionit “NUN” thuhet se ata po përgatiten për një projekt më madhështor, që ka të bëjë me përgatitjen e 1500 pakove, të cilët përmbajnë ushqime të mjaftueshme për një muaj për një familje.
Tani më vetëm se jemi në prag të ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit, ata kanë filluar përgatitjet e pakove që do të shpërndahen në të gjitha qytetet e Maqedonisë Veriore, por edhe disa vende të tjera në Kosovë, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit