-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Niset për haxh grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova

Më të lexuarat

Prishtinë, më 28 qershor 2022

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova është nisur sot në mëngjesin e hershëm drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

Të rinj dhe të moshuar u panë në këtë mëngjes në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë teksa po niseshin drejt këtyre vendeve.

Të lumtur dhe të emocionuar për këtë plotësim dëshire siç e quajtën ata, besimtarët u shprehën se janë duke udhëtuar për ta kryer njërin prej pesë kushteve të Islamit.

Kryerjen e haxhit jo të gjithë e kishin për herë të parë. Mevlude Bici, thotë se dashuria për vendet e shenjta bëri që ajo edhe njëherë të shkojë në Meke për ta kryer haxhin. E për ta realizuar ëndrrën e tyre që nga fëmijëria, haxhin këtë vit po e kryejnë edhe shumë mërgimtarë që jetojnë në Evropë.

Fitim Gashi, nga Drejtoria e Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, tregon se sot është nisur grupi i parë i besimtarëve që pritet ta kryejnë haxhin, e që janë besimtarët nga Prishtina, Podujeva, Lipjani, Gjilani, Obiliqi, Fushë Kosova, Istog dhe Drenasi, ndërsa grupet tjera do të udhëtojnë gjatë dy ditëve të ardhshme. Këta besimtarë pritet që të qëndrojnë në këto vende deri më 19 dhe 20 korrik.

The post Niset për haxh grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit