Niset grupi i dytë i besimtarëve që udhëtojnë drejt Mekës dhe Medinës për kryerje të haxhit
Besimtarët e Prizrenit dhe të Suharekës, të cilët kanë vendosur që këtë vit ta kryejnë haxhin janë nisur sonte drejt Mekës. 214 besimtarë nga këto dy vende sonte janë përcjellë nga familjarët e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ky është grupi i dytë i besimtarëve që udhëtojnë drejt Mekës dhe Medinës për kryerje të haxhit, ndërsa grupet e tjera parashihen të udhëtojnë të hënën. Këta planifikohet që të arrijnë në Aeroportin e Xhides në mëngjes, ku do të priten nga udhëheqësit e Haxhit të Drejtorisë së Haxhit të BIK-ut.