-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për reciprocitetin me letërnjoftimet

Më të lexuarat

Qytetarët nga Kosova, të cilët udhëtojnë në drejtim të Serbisë, janë duke kaluar lirshëm pikat kufitare pa pasur nevojë për dokumente shtesë përveç letërnjoftimit.

Në pikat kufitare nga sot (01 shtator) nuk po lëshohet dokumenti për hyrje/daljet.

Në vend të ngjarjes, në pikën kufitare të Bërnjakut, është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po e përcjellë nga afër se a po respektohet marrëveshja.

Ai ka konfirmuar se dokumentet për hyrje-daljet nuk po lëshohen më në pikat kufitare.

“Jemi në Bërnjak, kishim një veturë të kolegëve tuaj që kaloi pa problem, është ndërpre lëshimi i hyrje-daljeve edhe në Merdarë, Dheu i Bardhë e Muçibabë.. Në Jarinjë ende s’kemi veturë që ka kaluar, por mund të konkludojmë që e kanë ndërprerë lëshimin e hyrje-daljeve”, ka thënë Sveçla, njofton Klan Kosova. Ai tha se tani nuk është e nevojshme që të lëshohet dokumenti i hyrje-daljeve për ata që hyjnë në Kosovë.

Sveçla tha se shpreson që me këtë dinamikë të kalojë edhe çështja e targave.

Pjesëtarë të KFOR-it së bashku me automjetet e tyre janë pozicionuar në Rudare dhe afër Leposaviqit në drejtim të Jarinës, ndërsa nga ana e Bërnjakut, ata ndodhen në fshatin Çabër dhe Varage.

Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë.

Marrëveshja për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje është arritur më 27 gusht, në mesin e tensioneve Kosovë-Serbi, pas vendosje së barrikadave nga serbët më 31 korrik në veri, duke bërë që diplomatët amerikanë dhe evropianë të shtonin angazhimin e tyre për arritjen e një marrëveshje për të shmangur dhunën.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në rast të mos zbatimit të marrëveshjes nga pala serbe, Prishtina zyrtare do t’i vendosë menjëherë masat reciproke, të cilat i kishte paralajmëruar në qershor.

Sa i përket masës tjetër, atë të regjistrimit të automjeteve, autoritetet kosovare kërkojnë nga pronarët e automjeteve me targa të tilla që t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.

Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës qarkullojnë në veri, por marrëveshje për targat ende nuk ka, derisa zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje që pas marrëveshjes për dokumente të ketë edhe një të tillë për targat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit