Sulmet të reja ajrore kanë shënjestruar një qytet në veriperëndim të Sirisë, i cili u godit nga një sulm kimik vdekjeprurës këtë javë, shkruan “CNN”.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush po i ndërmerr sulmet mbi Khan Sheikhoun, të cilat goditën të premten dhe të shtunën, edhe pse vetëm avionet ruse dhe siriane kanë bombarduar zakonisht zonën e mbajtur nga rebelët.
Sulmet e fundit duket se vinë si hakmarrje për raketa amerikane që goditën një bazë ajrore siriane.
SHBA-ja fajëson regjimin sirian për sulmin kimik së martës, i cili la të paktën 80 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Sulmet e reja erdhën pasi Rusia, aleati kryesor i regjimit sirian, dërgoi një fregatë të armatosur me raketa në një port sirian, një “shfaqje e dukshme fuqie” në përgjigje të sulmit amerikan. /SYRI