7.4 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 emigrantëve

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar 538 emigrantë të paligjshëm dhe kanë deportuar qindra të tjerë në një operacion masiv, njoftoi Shtëpia e Bardhë, vetëm disa ditë pasi Donald Trump filloi mandatin e dytë presidencial.

Njoftimi erdhi në një kohë kur presidenti i ri amerikan planifikon të vizitojë të premten Karolinën e Veriut, në juglindje, dhe Kaliforninë, bastionin demokrat në perëndim, dy shtete të prekura nga katastrofa natyrore për të cilat lideri republikan kishte debatuar ashpër.

“Administrata e Trumpit ka arrestuar 538 emigrantë të paligjshëm kriminelë”, shkroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në platformën X dhe shtoi se “qindra” janë deportuar me aeroplanë ushtarakë.

“Ky është operacioni më i madh i deportimit masiv në histori. Premtimet e mbajtura”, përfundoi Leavitt.

Donald Trump kishte premtuar një ofensivë të madhe kundër emigrantëve të paligjshëm gjatë fushatës zgjedhore dhe e filloi mandatin e dytë të hënën me një seri urdhrash për të ndalur fluksin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara.

Trump shpalli “gjendje të jashtëzakonshme” në kufirin jugor me Meksikën dhe njoftoi vendosjen e ushtarëve, duke premtuar dëbimin e “të huajve kriminelë”.

Para njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, kryetari i bashkisë së Newark-ut, Ras J. Baraka, deklaroi se “zyrtarët e emigracionit bastisën një institucion lokal (…), arrestuan banorë, si dhe qytetarë, pa paraqitur urdhër”.

Në ditën e inaugurimit të Trumpit, Senati amerikan me shumicë republikane miratoi një projektligj që i kërkon agjencive federale të zbatimit të ligjit të arrestojnë emigrantët e paligjshëm të dyshuar për disa vepra të caktuara penale. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit