2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nipi më tha: Gjysh i urrej shqiptarët. E mora e dërgova në Çarshinë e Shkupit

Më të lexuarat

Para disa ditëve nipi im i vogël (klasa e tretë) vjen nga shkolla dhe më kumton një lajm të rëndësishëm: ”I urrej shqiptarët”. Mezi u mbajta në karrige dhe gati sa u alivanosa, sepse ky konstatim nuk vjen nga shtëpia jonë, transmeton INA shkrimin e Nikolla Pisarev.

Shkolla e tij është në komunën më VMRO-iste të qytetit, e mbushur me ikonografi adekuate. Mbahem në karrige dhe më bie ndërmend se të premte është dita e Xhumasë, ditë kur zakonisht dal edhe në Çarshi.

Pa sulme dhe histeri e binda nipin tim të shkojmë deri në Carshi për ti vizituar zanatlinjtë: Vlatkon, Xhelën, Asllanin, pastaj të blejmë fara për majdanoz te xhaxhi Shaban, te çajtorja ta takojmë hoxhë Ramadanin dhe të bëjmë muhabet. Dhe në fund te Destani për qebapë.

Po shkonim me nipin në vizitat e planifikuara, pastaj,, Mirëdita, dhe si je, si shkon puna, të gjitha po i them në gjuhën shqipe…. E pyesë nipin për secilin nga personazhet, para tyre se a i urren këtë zotërinj….

Fëmija i habitur më shikon dhe thotë, Jo gjysh, përse.

Po, më parë kur erdhe nga shkolla më the se i urren shqiptarët. Ja shqiptarët janë këta miqtë e mi, ai urren tash. Fëmija u skuq dhe në mënyrë naive m’u përgjigj, gjysh, por kështu thonë të gjithë në shkollë.

Të pshurrsha në shkollë i thashë. Ju them të gjithë maqedonasve t’i dërgojnë më shpesh fëmijët në Çarshi ta mësojnë shkollën e jetës, përndryshe gjithë jetën do mbesin VMRO-istë, humbje e madhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit