0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Nipi i komandantit tregon paprekshmërinë në krye të Postës

Më të lexuarat

Në një letërkëmbim, që e ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se në fund të vitit që lamë pas kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, në zyrën e tij kishte sulmuar sekretarin e kompanisë Argjent Sefën dhe kishte ofenduar rëndë zyrtarin tjetër të lartë Xhevdet Smakiqin.

Të sulmuar e të kërcënuar në atë kohë këta të dy kishin kërkuar ndihmën e Policisë. Por, çuditërisht pas një kohe shumë të shkurtër që të dy këta kanë kërkuar nga Policia ta mbyllë rastin

Një konflikt në mes të drejtorit të Postës Sejdi Hoxhës, si dhe dy zyrtarëve të lartë të kësaj kompanie, Argjent Sefës dhe Xhevdet Smakiqit, ka nxjerrë në pah lidhjet e forta politike të kryeshefit aktual.

Në fund të vitit që lamë pas në bazë të një letërkëmbimi, që ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se Hoxha në zyrën e tij kishte sulmuar sekretarin e kompanisë Argjent Sefën dhe kishte ofenduar rëndë zyrtarin tjetër të lartë Xhevdet Smakiqin. Të sulmuar e të kërcënuar në atë kohë këta të dy kishin kërkuar ndihmën e Policisë. Por, çuditërisht pas një kohe shumë të shkurtër që të dy këta kanë kërkuar nga Policia ta mbyllë rastin.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se kryeshefi Hoxha ka lidhje familjare me ish-deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylën. Ndërkaq po ashtu sekretari Sefa ka lidhje familjare me ish-kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit