Nën përkujdesjen e kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski u shtrua iftar për besimtarët musliman dhe aktivistët e partive partnere. Gruevski me këtë rast ka dhënë një mesazh duke folur edhe për fenë dhe porosi politike. Në iftar ishin sekretari i përgjithshëm Emil Dimitriev, kryetari i komunës së Shkupit Koce Trajanovski, Hristijan Mickovski, Nola Ismajloska, Fatmir Imerovski, Nermin Teloska, Vladimir Gjorgjev Daniela Rangelova, Zeqir Ramçiloviq, Demir Dalipi dhe shumë të ftuar të tjerë. Por nuk dihet se a ishte ndonjë nga përfaqësuesit e partive shqiptare.