Atletet muslimane tani më do të kenë shamitë e tyre pasi Nike ka njoftuar se do të lancojë Nike Pro Hijab.
Kjo linjë e re pritet të prezantohet në Pranverë të vitit 2018. Kjo iniciativë sipas drejtuesve të Nike erdhi pasi ata kishin parë një vrapuese me shami, që kishte marrë pjesë në garat ndërkombëtare në Londër.
“Hixhabi Pro nga Nike është dizajnuar veçanërisht pasi këto sportiste kanë treguar hallin e tyre se ata duan një produkt të tillë në mënyrë që të performojnë sa më mirë dhe ne shpresojmë se do të ndihmojmë të gjithë sportistët anë e kënd botës” ka thënë zëdhënësi i Nike.
Nuk është vetëm Nike që ka bërë këtë hap. Edhe shumë pasarela të modës perëndimore kanë hapur dyert për hixhabin, pasi hixhabi ka “pushtuar” shumë vende të botës./KohaIslame