9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nigeri, rritet në 149 numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës

Më të lexuarat

Në deklaratën nga Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) thuhet se që nga janari, epidemia është përhapur në 30 shtete federale si dhe në kryeqytetin Abuja

Numri i personave që humbën jetën nga epidemia e kolerës në Nigeri është rritur në 149, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) thuhet se që nga janari, epidemia është përhapur në 30 shtete federale si dhe në kryeqytetin Abuja.

Gjatë kësaj periudhe janë diagnostikuar 5.451 persona me kolerë ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë është rritur në 149.

Vitin e kaluar, 1.174 persona humbën jetën nga kolera.

Kolera shkaktohet nga bakteri i quajtur “vibrio cholerae”, është një sëmundje që transmetohet nga ushqimi dhe uji. Sëmundja shkakton diarre të rëndë dhe dehidrim në trup. Sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet.

Përveç mungesës së ujit të pastër në Nigeri, ndërhyrja joefektive mjekësore rrit rrezikun e sëmundjeve dhe vdekjes.

Gjithashtu epidemi të tilla si malaria, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi i lisë së majmunit hasen shpesh në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit