2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Nigeri, krishterët me të madhe konvertohen në Islam

Më të lexuarat

Në regjionin e quajtur IgboLand në Nigeri, një numër i madh i të krishterëve konvertohen në Islam. Sipas një reportazhi në Onislam.net, në këtë regjion, i cili i takon njërit nga qytetet më të mëdha të Nigerisë, Lagos konvertimi në Islam para disa kohëve ka qenë i paimagjinueshëm, ndërsa sot ata me të madhe thonë se “e kanë gjetur fenë e vërtetë”.

“Shumë fjalë janë thënë për konvertimin tonë. Disa thonë se e kemi bërë për para, por kjo nuk është e vërtetë. Jam konvertuar për hir të Allahut” thotë Uchenna Ukah, tani më Ibrahim Ukah.

Ai është një nga 18 meshkujt nga Igbo, i cili e ka pranuar Islamin në xhaminë Abuja në kryeqytetin e Nigerisë. Meshkujt që janë konvertuar janë zakonisht nga 25 deri më 35 vjeçar.

Ndërsa më herët sivjet, madje dhe një prift i krishterë si dhe më vonë një vajzë e një prifti e kanë pranuar Islamin dhe kjo e ka çuar peshë opinionin vendas duke spekuluar për arsye të ndryshme të konvertimit të tyre.

Për Ibrahim Ukah, leximi i biografisë së profetit Muhamed (a.s.) e ka shtyrë atë të mendojë për Islamin.

“Mesazhet e Kur’anit Fisnik nuk mund të manipulohen, ai nuk jep mesazhe të dhunshme e aq më pak mesazhe për bombardimin e të pafajshmëve”, thotë Tobechi Ukah, vëllai i Ibrahim Ukah, i cili gjithashtu është konvertuar në Islam. /Portalb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit