-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ngushëllimi i monoteistit për ateistin

Më të lexuarat

Ngushëllimi i monoteistit për ateistin

Kishte vdekur babai i një ateistit dhe shkoi një besimtar për ta ngushëlluar, me ç’rast i tha:
“E natyrës është çfarë dha, e natyrës është çfarë mori dhe gjithçka tek ajo ndodhë rastësisht…
Durimi yt s’ka vlerë sikundërse mosdurimi yt s’ka dobi. Prej askujt mos prit gjë! Nuk ka vlerë i vdekuri dhe as i gjalli. Nuk jemi tjetër veçse një kombinim kimik, siç na ka mësuar ateisti Stiven, i cili do të shpërbëhet padyshim. Të gjithë pra, jemi ekzistenca që u gjetëm për tu zhdukur, u ngjallëm nga asgjëja dhe tek asgjëja do kthehemi.
Qëndrimi i takon më të fortit dhe më të mirit, po të mos ishte babai yt i korruptuar dhe i paaftë nuk do të vdiste siç vdesin majmunët. Do ta zgjedhë natyra dikë më të mirë se ai, për të vazhduar kështu mbijetesën vetëm specia më e mirë.
Natyra t’i shtoftë të mirat dhe të shpërbleftë për atë që punon!
Lexoji tani disa faqe babait tënd nga libri “Origjina e specieve” i Darvinit, me shpresë që tani pas vdekjes të avancojë nga majmun në ndonjë gjarpër!”

nga arabishtja: Omer Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit