10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

“Po përpiqen ta gjunjëzojnë vendin me sabotim ekonomik”

Më të lexuarat

Erdoğan, fjalimin e tij të mbajtur në hapjen e Qendrës Tregtare Cevahir në Haliç të Stambollit e ka nisur duke folur për 3 Dhjetorin, Ditën Botërore për Personat me Aftësi të Kufizuara

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Dikush po përpiqet ta gjunjëzojë vendin me sabotazhe ekonomike pasi më 15 korrik nuk e morën dot me tanke, topa dhe F-16. Edhe kjo lojë nuk është e re, jemi mësuar me këtë. Kryesisht që prej 3 vitesh po përpiqen vazhdimisht që ta vendosin në qarkullim në mënyra të ndryshme këtë kartë të krizës ekonomike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, fjalimin e tij të mbajtur në hapjen e Qendrës Tregtare Cevahir në Haliç të Stambollit e ka nisur duke folur për 3 Dhjetorin, Ditën Botërore për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ai pasi ka uruar që kjo ditë ti shërbejë për të mirën e personave me aftësi të kufizuara në Turqi dhe të gjithë botën, tha se “Lus Krijuesin tonë që të gjejnë fund vuajtjet dhe të shpëtojnë nga luftërat bijtë tanë që janë të ekspozuar për tu bërë njerëz me aftësi të kufizuara aktualisht në Siri, Irak dhe Mianmar.”

Ndër të tjera duke tërhequr vëmendjen se personat me aftësi të kufizuara kanë treguar suksese të mëdha në shumë veprimtari si në sport, art, letërsi dhe në botën e biznesit, Erdoğan është shprehur se “Me vullnetin dhe vendosmërinë që tregojnë në tejkalimin e pengesave, dhe në pikën për të qenë të barabartë dhe për të marrë pjesë plotësisht në jetë, ata janë një shembull për të gjithë ne. Edhe ne në hapat që kemi ndërmarrë në 14 vite kemi treguar përpjekje për të lehtësuar jetën e këtyre vëllezërve. Ne shpresojmë se do të vazhdojmë të shërbejmë pa u lodhur për këta vëllezër. Por unë kam edhe një lutje që: Krijuesi ynë na ruajtë ne dhe të gjithë njerëzinë nga ata që janë me aftësi të kufizuara në mentalitet.”

“Dikush po përpiqet këtë vend ta gjunjëzojë me sabotazhe ekonomike. Për këtë kanë tentuar çdo rrugë dhe çdo mjet. Madje kanë mbajtur shpresë edhe tek çetat me duar të përgjakura, kopetë vrasëse nën këllëfin e njeriut. Nuk kanë hezituar që të na sulin organizatat terroriste që i kanë ushqyer ndër vite si FETÖ, PKK, YPG, DEASH, duke zbuluar edhe veten e tyre. Ata kanë tentuar të terrorizojnë rrugët nëpërmjet nacionalizmit etnik duke përdorur ushtarët me pamje politike ashtu si në ngjarjet e 6-7 tetorit, u përpoqën të vendosin njerëzit kundër njëri-tjetrit, por nuk ia dolën mbanë. U gropos në gropën që hapi vetë organizata terroriste që i kanë përkëdhelur shpinën për 30 vite. Ndërsa DEASH-i sot në Siri po kërkon vrimë për tu futur. Me lejen e Allahu edhe asaj do ti japim fund. Kjo luftë është e njëjtë edhe për FETÖ-n ku u zbulua për të gjithë botën fytyra e errët e kësaj organizate tinzare që ishte e fshehur për 40 vite. Rruga që ata kanë zgjedhur nuk është rruga e duhur. Unë kam besimin se ato do të përgjigjen për të gjitha që ato kanë kryer”, është shprehur në fjalën e tij Erdoğan.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit