3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ngritja e kryqit në Butel, ende e paqartë

Më të lexuarat

“Në këtë vend ku ishte paraparë që të vendoset kryqi gjigant, javë më parë funksionarë të lartë të BDI-së bashkë me militantët e tyre, këndonin dhe festuan mosvendosjen e kryqit në Butel. Por në fakt, akoma nuk kemi një përgjigje ose epilog të qartë se çfarë do të ndodhë me këtë lokacion.”

I kontaktuar nga Alsat, koordinatori i Këshillit koordinues për menaxhimin e kësaj çështjeje, Izet Mexhiti, tha se nuk lëviz asnjë milimetër nga ajo që ka thënë javë më parë se kryqi nuk mund të vendoset sepse vendimi që është marrë për këtë projekt është në kundërshtim me parimin e Badiniterit dhe vetë Marrëveshjen e Ohrit. Ndërkaq iniciatori kryesor i kësaj nisme, Todor Petrov, në asnjë moment nuk është i kapshëm për televizionin tonë.

Qytetarët nga ana tjetër shprehen shpërfillës ndaj vendosjes së kryqit.
“Nuk e di çka më të thënë, ma mirë e dinë ato politikanët”.

“Janë fiksu me kryqe, me ato qentë, gomarët në të gjithë Shkupin, i ka vendosur ai kot. Kjo është pare e hedhur kot. Çfarë më duhet kryqi mua, nuk më duhet, nuk më sjell asgjë”.

Para pak kohësh BDI bëri të ditur se palët kishin rënë dakord për mosvendosjen e kryqit pasi sipas marrëveshjes çdo vendim i marrë duhet të jetë në frymën e Badinterit. Por nga qeveria mohuan arritjen e marrëveshjes për shfuqizimin e vendimit për vendosjen e kryqi nga ana e Komunës së Butelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit