-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ngjarjet në Jerusalem dhe Gaza: ja pse hesht administrata amerikane

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden dhe bashkëpunëtorët e tij po punojnë në “prapaskenë”, duke bërë presion për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, i nxitur nga zhgënjimi i shkaktuar nga bombardimet izraelite të Gazës dhe shembja e një ndërtese që strehonte disa agjensi mediatike.

Biden po përballet me presion në rritje nga ligjvënësit nga Partia e tij Demokratike për të marrë një rol diktues në konflikt, por zyrtarët amerikanë thonë se ai dhe ekipi i tij kanë zgjedhur një veprim më pak “me zë të lartë”, duke biseduar me zyrtarë izraelitë dhe aleatë të SHBA në botën arabe, raporton Reuters

“Vlerësimi ynë për momentin është se zhvillimi e bisedave në prapaskenë. Është qasja më konstruktive që mund të kemi,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Biden foli në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për herë të tretë që nga shpërthimi i dhunës.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden e kishte inkurajuar Izraelin të bënte çdo përpjekje për të mbrojtur civilë të pafajshëm dhe se të dy udhëheqësit diskutuan “përparimin e operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza”.

“Presidenti shprehu mbështetjen për një armëpushim dhe diskutoi angazhimin e SHBA në këtë drejtim me Egjiptin dhe partnerë të tjerë,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Përkrahësit e administratës së Bidenit, megjithatë, po bëjnë thirrje për veprim më të shpejtë. “Ne jemi vërtet të irrituar që administrata nuk po vepron më shpejt”, thotë Logan Bayroff, një zëdhënës i grupit lobist liberal pro-Izraelit J Street.

Njëzet e tetë senatorë demokratë, më shumë se gjysma e tyre në Senat, thirrën në një deklaratë të dielën për një “armëpushim të menjëhershëm për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve civile dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”.

Udhëheqësi i shumicës së senatit demokrat Chuck Schumer tha të hënën se edhe ai dëshiron të shohë një fund të sulmeve të ndërsjellta në veprim sa më shpejt të jetë e mundur.

Administrata e Biden mbështetet shumë tek Egjipti për ndikimin e tij te Hamasi, i cili hedh raketa në qytetet izraelite, të cilave Izraeli i përgjigjet me sulme ajrore dhe artilerie.

Administrata dëshiron de-përshkallëzimin për të ndaluar dhunën dhe për të mundësuar që ndihma të shpërndahet në Gaza dhe për të vendosur paqen e qëndrueshme.

Sipas burimeve të mirëinformuara, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për iniciativa të rëndësishme në lidhje me rindërtimin humanitar në Gaza. Biden mbështet fuqimisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten kundër një sulmi me raketa nga Hamas, të cilin SHBA e konsiderojnë një organizatë terroriste, por në të njëjtën kohë administrata nuk mbështet shkatërrimin izraelit të rrokaqiellit që strehonte al Jazeera dhe Associated Press.

Administrata e Biden e konsideron sulmin ndaj ndërtesës një gabim të madh strategjik, veçanërisht sepse ndikoi në kthimin e opinionit publik në Shtetet e Bashkuara kundër Izraelit, i tha Reuters-it një burim pranë administratës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit