3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ngatërroi bombën me një lodër, ja si vdiq një 4-vjeçare në Halep

Më të lexuarat

Një tjetër fëmijë është viktimë e një tragjedi njerëzore e Halepit, por me një vdekje ndryshe.

Imani, 4 vjeçe, kishte dalë për të mbledhur ujë në pjesën lindore të Halepit të kontrolluar nga forcat kryengritëse, kur ajo kishte hasur në një bombë, njofton familja e saj për ITV. Ajo kishte menduar se është një top argjendi.

3919d80600000578-3822239-image-a-61_1475615621305

ITV transmetoi një video të hënën ku shfaqet një vajzë e vogël duke luftuar për jetën e saj në një spital, fytyra e së cilës është gjakosur dhe e mavijosur. Ajo vdiq të martën.

Një tjetër vajzë në të njëjtin spital u pa duke qarë në dhimbje, pasi u plagos në një sulm ajror. Emri i saj dhe mosha janë të panjohura, pasi nuk kishte ndonjë anëtar të familjes pranë që po e shoqëronte. Mjekët besojnë se ata janë vrarë në të njëjtin sulm.

Bombat thërrmuese janë eksplozivë të cilat prodhojnë “bombëza” më të vogla të cilat qëndrojnë të shpërndara përreth edhe pas konfliktit dhe është vështirë që të pastrohet terreni prej tyre. Më shumë se 100 vende kanë nënshkruar një traktat për të ndaluar përdorimin e tyre.

Human Rights Watch, si dhe shumë zyrtarë amerikanë dhe zyrtarë tjerë, kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e bombave thërrmuese ndërkohë që ajo po e mbështet regjimin sirian.

Ky regjim ka intensifikuar sulmet ajrore të saj në Halep në ditët e fundit dhe duket se qëllimisht ka vënë në shënjestër spitalet atje.

Tashmë janë vetëm pesë spitale që kanë mbetur në zonë, dhe gjitha janë të stërngarkuara me njerëz.

“Rregullat e luftës nuk janë duke u respektuar fare”, thotë një mjek në spital për ITV, duke shtuar se nuk janë duke u goditur vetëm të pafajshmit, por edhe vendet ku bëhet përkujdesja për të sëmurët dhe të plagosurit.

Së paku shtatë njerëz vdiqën dhe shumë mbeten të bllokuar nën rrënoja pas “bunker-buster” – bomba shkatërruan spitalin M10 në Halepin lindor të hënën, thanë aktivistët e opozitës nga Qendra Mediale e Halepit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit