Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë kanë përfunduar në spital, si pasojë e zjarrit të madh që erërat e kanë shtyrë drejt qytetit dhe destinacionit të njohur turistik – Mangvata të Antalisë, në jug të Turqisë, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.
Deri më tani janë evakuuar dhjetëra lagje dhe fshatra përreth, e 11 persona kanë pësuar lëndime ku 58 prej tyre janë hospitalizuar – kryesisht nga helmimi me tymin e zi, transmeton Telegrafi.
Ministri i Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ka thënë se zjarri që ka shpërthyer dje dhe po vazhdon edhe sot, kështu ekipe të shumta të zjarrfikësve janë detyruar të dalin në terren dhe përmes ajrit me aeroplanë ta fikin.
Antalia është një rajon i njohur në Turqi në veçanti për plazhet dhe hotelet luksoze, dhe prej vitesh është destinacion i preferuar i miliona turistëve nga e mbarë bota. /Telegrafi/