Një çift nga Brazili zbuloi një të vërtetë të rëndë duke parë vizatimet e vajzës 5-vjeçare.
Ata vunë re diçka të pazakontë në to. Vizatimet u dërguan te një psikolog që zbuloi se ajo ishte abuzuar seksualisht nga një prift.
Abuzuesi është Joao de Silva, 54 vjeçar. Thuhet se ai e ka pranuar akuzën pasi babai i zemëruar i vajzës ishte ballafaquar me të në qytetin e Montes Claros në Brazil.
Prindërit e vajzës gjetën skicat pasi vajza e tyre refuzonte që të shkonte në shkollë.
Ajo ishte aq e shqetësuar sa që ata u detyruan ta dërgonin vajzën te një psikolog i fëmijëve.
Fshehur në mesin e librave të saj kanë gjetur vizatime zemërthyese nga vajza e tyre të cilat shfaqnin abuzimin seksual.