-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Nga vallëzimi në minare!

Më të lexuarat

Murad Wilfried Hofmann

Vetëm budallenjët nuk ndryshojnë asnjëherë mendjen, thotë një proverb franceze. Mendjet e ndritura gjithmonë janë kritike, rishikuese dhe hulumtese. Ndryshimi i ideve është i vështirë, ndryshimi i feve është edhe më i vështirë, kalimi nga një fe në një tjetër do të thotë të përballesh me botën, vetveten, kujtimet, besnikërinë e parë, familjen, miqtë, të gjithë mjedisin shoqëror. Përkundër gjitha këtyre veshtërsive, ka individë të jashtëzakonshëm qe bëjnë këtë, prej tyre ishte edhe Murad Hofmann.

Diplomati gjerman, punoi si ambasador i vendit të tij në Algjeri dhe Marok. Lexoj, meditoj, jetoj me njerëzit dhe ishte dashamirë i Artit. Karriera e tij politike nuk e pengoi atë të kujdeset për artin dhe të bukuren, të shijoj, të ilustroj dhe të kaloj nga një art në tjetrin. Atij i pëlqeu edhe vallëzimi i baletit, atë e përcjelli aq fortë sa qe u specializua dhe u bë një nga kritikët e tij më të rëndësishëm.
Sa ishte në Algjeri, një rastë të pa pritur i sëmuret gruaja, e cila kishte gjakderdhje të madhe, detyrohet të marrë një taksi jasht protokolit, derisa ajo po humbaste vetëdijen dhe ai fliste me të për llojin e saj të gjakut, shoferi e dëgjon atë dhe thotë se këtë lloji gjaku e posedon edhe ai vet, pastaj ofron gatishmeri për t‘i dhuruar gjak. Një musliman taxist algjerian është i gatshëm të dhuroj gjak një gruaje tjetër qe me të nuk e bashkon as feja, as kombi, apo diçka tjetër. Në thjeshtësinë dhe madhështinë e tij, ky njeri shpreh njerëzoren dhe të kuptuarit e vërtetë për fenë e tij dhe vetëdijen për vlerën e ndihmës. Gjithashtu aftësinë për të bërë dallimin midis perëndimorit kolonialist që pushtoj vendin e tij dhe një perëndimori tjetër që udhëton me makinën e tij dhe ka nevojë për ndihmën e tij, “askush nuk e mbanë gjynahin e askujt”. Sigurisht dr. Hofmann do të mbete i habitur para madhështisë së kësaj situate, sikurse më vonë do të mbetet i habitur edhe para vargjeve kur’anorë.

A do të jetë ky rast shkak për konvertimin e tij në Islam? Sigurisht që jo.
Dr.Hofmann përfaqëson mentalitetin evropian, pra i edukuar mbi bazen e të menduarit kritik e jo dorzim symbyllur. Besimi nuk është një situatë emocionale, siç portretizohet nga mentaliteti arabë. Prej këtu ai fillon të ndërtojë perceptimin e tij përmes përvojave dhe vëzhgimeve të tij, duke vëzhguar artet e muslimanëve, minaret e tyre, kupolat dhe pallatet antike të tyre. Ai beson se këto arte të bukura nuk mund të dalin vetëm nga një pasqyrim i lartë për jetën dhe universin. Si duket nga porta e artit, diplomati Hofmann do të afrohet shumë me Islamin dhe muslimanët. Ai, pastaj do të filloj studimin e Islamit larg nga byrokracit dhe metedologjitë mundimshme e tradicionale të institucioneve tona të fetare. Pra do të lexoi Kuran dhe përkthimin e tij, Pejgamberin a.s. dhe historinë e tij, qëndrimet dhe mënyrën se si sjellja e tij ishte në përputhje me qendrimet e tij. Ai gjeti në Islam formën më të thjeshtë për Zotit, njeriut dhe universit, siç thotë ai, pas një studimi dhe përpjekje të gjatë, ai u bë musliman dhe filloi të shkruante për Islamin. Ai gjeti në Islam, atë që besojnë muslimanët sot, por atë e mori nga qielli, ndërsa muslimanët nxjerrin fenë e tyre sot, nga toka, ata e nxjerrin atë me naft. Dallimi është se kjo e fundit edhe mund të eksportohet.

Hofmann thotë se me tu bërë musliman e fitoi Muhamedin por nuk e humbi Jezu Krishtin. Ai thekson se Islami, mbase vetëm, beson në gjitha mesazhet para tij, dhe nuk pretendon se është diçka e pa shembullt, por është një fe e vazhdimsisë dhe plotësimit të paraardhësve të saj, dhe u bën thirrje të rinjve që të ri-përqafojnë fenë e tyre dhe të mos mjaftohen me ata qe kanë trashiguar, ata duhet ta zotërojnë atë, ta kuptojnë atë, ta interpretojnë dhe ta zbresin në realitetin e tyre .
Pas shpalljes së islamit të tij, do të shkaktohet ndjesi e madhe, veçanërisht në vendin e tij Gjermani, dhe një debat i pafund për besimin e tij të ri, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e pozicioneve që ai mbajti.
Ma vonë do të jetë edhe udhëtar i Haxhit në Mekke. Rrobat e Ihramit e bëjnë atë të ndiejë se është në botën tjetër, jo në këtë botë. Individ të zakonshëm, asnjë lloj dallimi nga njëri–tjeri, qoftë gjuha, gjini apo kultura. Lëvizja në tawaf në menyrë rrethore, si një cilindër, në të kundërten e akrepave të orës do të jetë magji për syrin e tij, duke soditur ngjyrat e njerëzve, të bardhë, të zi dhe të kuq, racat e tyre, ndryshimin e gjuhëve të tyre, do t’i jap një një kuptim të veçant për Haxhin, dhe për Islamin së bashku. Më vonë do të shkruaj për udhëtimin e tij në Mekë, një libër interesant mbi filozofinë e Haxhit, sikuse do të shkruaj edhe për Islamin si një alternative, si një fe e së ardhmes, nëse kuptohet mirë siç është ai.
Në këtë kontekst ai do të bëjë edhe krahasim me fetë dhe filozofitë e tjera, pasi ishte i bindur se isalmi është më i përshtatshmi për Evropën, për atdheun e tij dhe me kulturën nga e cila nuk është e ndarë. Ai shkroj “E ardhmja e Islamit midis Lindjes dhe Perëndimit”. Ai nuk u ndal asnjëherë nga kërkimi, shkrimi dhe shtimi i bibliotekës islame. Këto ditë, ai shkoj me qetësi në sigurinë e qiellit, në mëshirën dhe faljen e Zotit. Për të dashurit e tij ngushëllime, për librat e tij më shumë lexim dhe interes, si dhe kritikë e rishikim, siç bëri ai dhe stimuloj të tjerët.

Përktheu Halil Avdulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit