2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Nga urtësitë e ekzistencës të së keqes – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Ekzistenca e së keqes është pjesë e sprovës së njeriut në këtë botë, ndaj ajo është e domosdoshme për të përmbushur pikërisht këtë synim, për këtë arsye dhe betejat me të nuk kanë një fund të caktuar, për aq sa njeriu jeton në këtë botë. Por më e ligë se vetë e keqja është paqja me të dhe dorëzimi para saj, sepse sigurisht më pas vjen rekrutimi në anën e saj.

Ajo që kërkon Krijuesi i Madhëruar nga ne nuk është ngadhënjimi përfundimtar ndaj së keqes, sepse kjo nuk është në mundësinë tonë, por kërkon prej nesh të mos ndërpresim luftën ndaj saj. Por luftë pa sakrifica dhe dhimbje nuk ka, dhe pikërisht këtu dallohen njerëzit, përndryshe të gjithë do të ishin njëlloj.

Allahu thotë në Librin e Tij: “Ne do t’ju sprovojmë, me qëllim që të dalin në pah luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët. Ne kemi për t’ju vënë në provë (për sinqeritetin) në veprat tuaja.” (Muhamed: 31)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit