3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nga Sllovakia mungon vetëm njohja formale!

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake, Boris Gandel, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se shteti i tij i ka njohur pasaportat e Kosovës. “Sa i përket çështjes së dokumenteve të udhëtimit, ne vizat i vendosim direkt në Pasaportat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gendel.
Ky hap si duket vetëm ka zbutur qëndrimin e Sllovakisë karshi Kosovës. “Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe pozita jonë nuk ka ndryshuar sepse politika dhe qëndrimi ynë varen nga deklarata e bërë në parlamentin tonë nga viti 2007. Më lejoni të potencoi që Sllovakia nuk ka asgjë kundër Kosovës”, ka thënë Gendel për portalin Dukagjini.com

Gendel ka shtuar se Sllovakia është kundër zgjidhjeve të “njëanshme” të problemeve, ku ai i referohet shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Por ai thekson se mos njohja e Kosovës nga ana e Sllovakisë nuk do të duhej të përbënte problem.

“Ne kemi komunikim të rregullt me përfaqësuesit e Kosovës, në mënyrë diplomatike jemi të pranishëm në Kosovë dhe lëshojmë viza dhe Sllovakia e përkrah integrimin evropian të Kosovës kështu që vetëm dua të them se qëndrimi ynë kombëtar nuk është pjesë e problemit të Kosovës”, ka përfunduar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit