Nga se u mashtrove ?
Një nga gjërat më të habitshme është ta njohësh Zotin dhe të mos e duash Atë; të dëgjosh atë që predikon për Të dhe të mos i përgjigjesh; të dish fitimin që do të marrësh po të punosh për Të dhe i shërben dikujt tjetër ; e di se deri ku shkon zemërimi i Tij dhe përsëri matesh me Të; pranon të shijosh dhimbjen e vetmisë që të jep mëkati dhe nuk kërkon shoqërinë e Tij me anë të devotshmërisë; ndien dhimbjen e zemrës kur nuk flet për Të dhe rreth Tij; e megjithatë, nuk të merr malli të qetësohesh duke e përmenduar apo duke e lutur Atë; e lidh zemrën me dikë tjetër dhe vuan e nuk largohesh për t’iu afruar qetësisë që të jep prania e Tij!
Por më e habitshme se e gjithë kjo, është ta dish se ti nuk mund të jetosh pa Të dhe më së tepër ke nevojë për Të, e përsëri i kthen shpinën dhe jepesh mbas asaj që të largon prej Tij!
El Feuaid – Ibn Kajim el Xheuzije