Rabini Josif Kohen, ka përqafuar islamin dhe nuk është mjaftuar me kaq, por është shndërruar në një propagandues mysliman. Ai ka lindur dhe është rritur në Amerikë, por kohët e fundit është vendosur në Izrael, ku ka qenë anëtar i lëvizjes hebraike radikale, Shas.
Ai është prezantuar me islamin nëpërmjet komunikimit me internet me një klerik mysliman në Kuvajt. Përgjatë dy viteve, kleriku mysliman nga Kuvajti i ka shpjeguar atij parimet e përgjithshme të islamit.
Pasi ka vendosur të përqafojë islamin, ai ka vajtur tek një hoxhë në Kuds (Jeruzalem) ku ka deklaruar konvertimin në mysliman. Por jo vetëm Kohen është konvertuar në islam, por e gjithë familja e tij.
Konvertimi i tij në mysliman shkaktoi një valë zemërate në mesin e hebrenjve, sidomos atyre të lëvizjes Shas, të cilët janë shprehur se Josif ka bërë një çmenduri dhe duhet ti nënshtrohet një terapie psikike.
Aktualisht, Jusuf Kohen, punon në një shoqatë bamirëse myslimane në Kuds (Jeruzalem).